Aktualitet

Makina përplaset me trafikndarësen, një i vdekur dhe një i plagosur

Shkruar nga Liberale
Makina përplaset me trafikndarësen, një i vdekur dhe një i

Një aksident i rëndë me një bilanc një të vdekur dhe një të plagosur ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Gjokaj në Vorë.

Policia sqaron se mjeti me drejtues H. S., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe është për përplasur me trafikndarësen.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H. S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet S. S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur puna për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH