Aktualitet

Makina përplaset me trafikndarësen në Vorë, humb jetën pasagjeri

               Publikuar në : 15:42 - 27/02/21 liberale

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në Vorë.

Tiranë/Informacion paraprak

Në fshatin Gjokaj, Vorë, shtetasi H. S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H. S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet shtetasi S. S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back