Aktualitet

Makina përplaset me murin, humb jetën kalimtarja 28-vjeçe

Shkruar nga Liberale
Makina përplaset me murin, humb jetën kalimtarja 28-vjeçe

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në rrugën Shkodër-Bardhaj.

Njoftohet se rreth orës 17:20, drejtuesi i një automjeti tip “Alfa Romeo” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur. Për pasojë janë një person ka mbetur i plagosur dhe një tjetër ka ndërruar jetë, të dy kalimtarë.

Njoftimi:

Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur. Si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42  vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH