Aktualitet

Makina përplaset me kamionin, e reja niset me urgjencë drejt Traumës

Shkruar nga Liberale

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në rrugën nacionale Berat-Dimal. Një automjet tip "Volkswagen" është përplasur me një kamion.

Mësohet se drejtuesja e mjetit 27 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur.

Ndonëse të resë iu dha ndihma mjekësore në spitalin e Beratit, ajo është transportuar me urgjencë drejt Traumës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH