Aktualitet

Makina përplas për vdekje një grua, arrestohet shoferin

               Publikuar në : 09:20 - 13/06/19 E Liberale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos, ku një makinë ka përplasur për vdekje një grua 49-vjeçare.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

J.F, 46 vjeç, banues në Patos.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen këmbësore S.B, 49 vjeçe, banuese në Lalar, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, – njofton policia./ Gazeta Liberale

(Visited 5 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *