Kosova

Makina përplas për vdekje dy këmbësorë në Kosovë, plagos rëndë një tjetër

Shkruar nga Liberale
Makina përplas për vdekje dy këmbësorë në

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Kosovë  ku një makinë ka përplasur tre këmbësore duke iu marrë jetën dy prej tyre.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orëve të vona  të natës në fshatin Ozdrim të qytetit të Pejës, ku një shofer ka aksidentuar me makinë tre kalimtarë. Si pasojë e plagëve të marra, dy prej të aksidentuarve kanë humbur jetën, ndërsa njëri ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Policia e Kosovës ka shoqëruar shoferin dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit tragjik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH