Aktualitet

Makina përplas për vdekje 70-vjeçarin, rëndë shoferi

Shkruar nga Liberale
Makina përplas për vdekje 70-vjeçarin, rëndë shoferi

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën nacionale Klos-Burrel ku për pasojë ka humbur jetën një 70-vjeçar i identifikuar si Bajram Muça.

Ai po ecte në anë të rrugës kur është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 73-vjeçar me origjinë nga Dibra.

Pas përplasjes këmbësori është dërguar në spitalin e Burrelit por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve që ka marrë në trup.

Ndërkohë në gjendje të rëndë është edhe drejtuesi i automjetit i cili ka qenë bashkë me bashkëshorten në momentin e aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH