Aktualitet

Makina përplas këmbësorin, humb jetën 55-vjeçari

               Publikuar në : 19:28 - 16/10/19 liberale

Një 55-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Kurbin, si pasojë e një aksidenti.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 18:30, në aksin Milot-Fushë Krujë, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Fushë Kuqes”.

55-vjeçari me inicialet M.Ll., këmbësor, u përplas nga një mjet. Polica po heton për ngjarje.

Njoftimi i plotë:

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor Milot – Fushë Krujë, në vendin e quajtur  ” Kryqëzimi i Fushë Kuqes”, është aksidentuar nga një mjet , shtetasi këmbësor M.Ll. rreth 55 vjeç, banues në Kurbin i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe kapjen e autorit.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *