Aktualitet

Makina përplas këmbësorin dhe largohet me shpejtësi

               Publikuar në : 20:48 - 14/06/19 E Liberale

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Automjeti “Benz” përplasi këmbësorin, ende i paidentifikuar, dhe ka braktisur mjetin duke u larguar nga vendngjarja.

I aksidentuari, pasi ka marrë ndihmën në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia e Korçës në një njoftim paraprak për ngjarjen./ Gazeta Liberale

(Visited 4 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *