Aktualitet

Makina përfundon në pikën e karburantit, dy të plagosur

Shkruar nga Liberale
Makina përfundon në pikën e karburantit, dy të plagosur

Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Lezhë-Milot.

Një mjet tip Volkswagen ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, duke u përplasur me barrierat anësore të një karburanti.

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që mësohet se të dy ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

"Rreth orës 09:10 , në aksin rrugor Milot-Lezhë, në Ishull Lezhë, mjeti tip “Volkswagen ” me drejtues shtetasin D.N.,20 vjeç, ka humbur kontrollin duke u përplasur me barrierat mbrojtëse të një karburanti.

Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë drejtuesi i mjetit shtetasi D.N., dhe pasagjeri shtetasi A.P.,17 vjeç, banues në Lezhë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e Policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH