
Aktualitet
Makina përfundon në përrua në aksin Librazhd-Elbasan

Në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan një automjet si pasojë e qarkullimit me shpejtësi tej normave të lejuara ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në “Përroin e Babjes”.
Si pasojë e aksidentit fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Automjeti sipas dëshmitarë ka pësuar dëmtime të shumta pasi është rrokullisur të paktën 10 metra poshtë rrugës.
Nxjerrja e automjetit nga shtrati i përroit është bërë me vështirësi, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtuesi i automjetit, sipas burimeve nga vendngjarja, është hedhur gjatë kohës që ka dalë jashtë korsisë së rrugës.
Tags: aksident, Elbasan- Librazhd
KOMENTO (0)