Aktualitet

Makina përfundoi në lum, nxirren trupat e pajetë të tre shqiptarëve në MV (nga e njëjta familje)

Shkruar nga Liberale
Makina përfundoi në lum, nxirren trupat e pajetë të tre

Nxirret automjeti dhe konfirmohet se ndodhen trupat e pajetë të 3 personave pas shumë orë kërkimesh.

Pas rreth 30 orë kërkimesh policia ka gjetur tre trupat e pajetë, të cilët pas një aksidenti në trafik dje, përfunduan në lumin Lepenec. Viktimat i përkasin familjes së njejtë, një çift burrë e grua dhe djali i tyre i mitur.

“Nga ana e shërbimeve të policisë dhe njësisë speciale “Tigrat” është gjetur edhe makina “bmë” me të cilin ata ishin transportuar” thonë nga policia.

Viktimat nga kjo ngjarje e rëndë janë bashkëshortët Naim dhe Merita Pacolli, 60 dhe 48 vjeç, si dhe djali i tyre 16-vjeçar Ermal Pacolli.

Kujtojmë se 4 anëtarët e një familjeje nga Kosova përfunduan me makinë në lumë rreth orës 15:20 të së shtunës, në aksin rrugor Shkup-Bllacë, në Maqedoninë e Veriut. Makina BMW ku udhëtonte familja Pacolli, përfundoi në lumin Lepenc, pasi u përplas me një tjetër automjet. Kërkimet nisën prej pasdites së djeshme.

Nga 4 personat që ndodheshin në automjet, u arrit të shpëtohej një 20-vjeçar i cili u dërgua në spital.

Në operacionin për gjetjen e familjes që udhëtonte drejt Prishtinës u angazhuan autoritetet maqedonase e ata nga Kosova, por edhe vullnetarë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH