Aktualitet

Makina merr flakë, shoferja në panik përplaset me trafikndarësen

Shkruar nga Liberale
Makina merr flakë, shoferja në panik përplaset me

(Foto ilustruese)

Një makinë ka shpërthyer në flakë në mes të autostradës Fier-Vlorë, duke u shkrumbuar plotësisht.

Mjeti tip “Opel” drejtohej nga një grua, e cila ka humbur kontrollin e makinësh dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjet, shtetasja F. R, 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:20, në afërsi të urës së Mifolit, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip “Opel” me drejtuese shtetasen E. D., 42 vjeçe, banuese në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se automjeti ka marë flakë pas një shkëndije elektrike në kroskot.

Për shkak të shkëndijës, drejtuesja ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja në mjet, shtetasja F. R, 51 vjeçe, banuese në Tiranë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH