Aktualitet

Makina merr flakë në ecje në Paskuqan, ja dyshimet e para

Shkruar nga Liberale
Makina merr flakë në ecje në Paskuqan, ja dyshimet e para

Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje sot në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:10, në Paskuqan.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti drejtohej nga shtetasi me inicialet F. B., ndërsa ky i fundit ka shpëtuar mrekullisht.

Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa dyshohet se shkak i flakëve mund të jetë bërë një shkëndije elektrike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH