Aktualitet

Makina humb kontrollin dhe përplaset me një tjetër mjet, plagosen 4 pasagjerët

Shkruar nga Liberale
Makina humb kontrollin dhe përplaset me një tjetër mjet, plagosen

Nga përplasja e dy makinave në Dibër, kanë mbetur 4 persona të lënduar. Burime zyrtare të policisë thonë se shkak u bë humbja e kontrollit të automjetit që drejtohej nga një 26-vjeçar, i cili për pasojë u përplas me një tjetër makinë. Shoferi që shkaktoi ngjarjen ka përfunduar në prangat e policisë.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 26 vjeç, banues në Burrel, pasi duke drejtuar automjetin tip “Jeep”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti që ai drejtonte është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja e automjeteve kanë mbetur të lënduar lehtë 4 shtetas (pasagjerë)”, thuhet në një njoftim për mediat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH