Globi

Makina elektrike bie nga kati i tretë, humbin jetën dy persona

Shkruar nga Liberale

Një makinë ra nga një dritare e katit të tretë në selinë e prodhuesit të automjeteve elektrike Nio në Shangai dhe për rrjedhojë dy persona humbën jetën.

Nio, një markë vendase që ndonjëherë shihet si një rival i mundshëm i Tesla-s, tha se incidenti ndodhi rreth orës 17:20 të së mërkurës. Njëra nga viktimat ishte punonjëse e saj dhe tjetra nga një kompani partnere. Të dy ndodheshin brenda automjetit kur ai ra.

“Pas incidentit ne filluam menjëherë të punojmë me departamentin e sigurisë publike për të gjetur shkakun e aksidentit”, tha kompania në një deklaratë fillestare, duke theksuar se ky ishte një aksident që nuk ishte “shkaktuar nga vetë automjeti”.

Nio tha se ndihej "shumë i trishtuar" për tragjedinë dhe se kishte krijuar një ekip për të ndihmuar familjet e viktimave.

Por toni i deklaratës fillestare të kompanisë tërhoqi kritika në Weibo, ku komentuesit akuzuan Nio-n se po përpiqej të shmangte përgjegjësinë e tij. "Për të qenë i sinqertë, rreshti i fundit i deklaratës suaj (që thoshte se nuk ishte shkaktuar nga automjeti) nënvizonte gjakftohtësinë tuaj," vuri në dukje një përdorues nga Sichuan. Drejtori i komunikimit të kompanisë ka thënë se do të marrë përgjegjësinë për shkaktimin e një polemika të tillë.

Nio është markave e re e automjeteve elektrike në Kinë. Ndonjëherë quhet "Vrasësi i Teslës" i Kinës, një pseudonim që tregon ambicien e saj për të rivalizuar gjigantin amerikan të automjeteve elektrike.

Por nuk është hera e parë që marka kineze përballet me pikëpyetje mbi produktin e saj. Vitin e kaluar, një biznesmen kinez vdiq në një model Nio ES8 pasi kaloi në veçoritë gjysmë autonome të makinës Navigate on Pilot.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH