Aktualitet

Makina del nga rruga në Fier, plagosen dy të rinj

Shkruar nga Liberale
Makina del nga rruga në Fier, plagosen dy të rinj

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur këtë të enjte në Fier.

Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në fshatin Shënpjetër. Sipas policisë, shtetasi A. A., 22 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin ndaj mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet, shtetasja E. R., 21 vjeçe, banuese në Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH