Aktualitet

Makina del nga rruga, ndërron jetë në vend 24-vjeçari

               Publikuar në : 18:23 - 04/07/20 liberale

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”.

Si pasojë e daljes nga rruga të një makine, ka ndërruar jetë në vend pasagjeri dhe shoferi është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën e Zallbastarit, në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndëruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç,​ ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back