Aktualitet

Makina del nga rruga e përplaset me murin, humb jetën 34-vjeçari

Shkruar nga Liberale
Makina del nga rruga e përplaset me murin, humb jetën

Një aksident i rëndë me një të vdekur ka ndodhur në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë.

Automjeti tip 'Benz" ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur, duke sjellë vdekjen e pasagjerit që ndodhej në mjet, shtetasi J.L., 34 vjeç.

Po ashtu, ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Informacion paraprak

Në mesnatë, në rrugën e lagjes “Gërhot” (në afërsi të rrugës nacionale (Gjirokastër-Tepelenë), automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.H., ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një mur.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri që ndodhej në mjet, shtetasi J.L., 34 vjeç, banues në Gjirokastër dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, shtetasi E.H., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili ndodhet në spital.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH