Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përmbyset, plagoset shoferja në Lezhë

Shkruar nga Liberale
Makina del nga rruga dhe përmbyset, plagoset shoferja në Lezhë

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën dytësore Lezhë-Rrile, ku si pasojë ka marrë lëndime të lehta drejtuesja e mjetit.

Mësohet se automjeti Benz, me të cilin udhëtonte gruaja ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllat në anë të rrugës, duke u përmbysur.

Bëhet me dije se, gruaja e lënduar është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur getimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH