Aktualitet

Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi në gjendje të rëndë

Shkruar nga Liberale
Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, drejtuesi në gjendje

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin Fier-Seman, pasditen e sotme duke lënë të plagosur drejtuesin e mjetit dhe dy pasagjerë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth 18:30, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Fermë Çlirim, Fier, ka dalë nga rruga automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin S. P., 32 vjeç dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët, shtetasit K. V., 29 vjeç dhe J. H., 45 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH