Një automjet, ende nuk është konfirmuar sa persona ndodheshin brenda tij, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përrua.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur varrezat e qytetit.
Paraprakisht raportohet për një person të plagosur.
I plagosur raportohet se ka mbetur 66-vjeçari Ramazan Ballolli, drejtues i mjetit.
I plagosuri është transportuar menjëherë për në spital.
Pas ndihmës së parë, sipas bluzave të bardha, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.