Aktualitet

Makina bie në kanal, humb jetën në vend shoferi

Shkruar nga Liberale
Makina bie në kanal, humb jetën në vend shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Orikum, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Sipas Policisë, ka ndërruar jetë shoferi, shtetasi me inicialet H. K., 65 vjeç.

Vlorë/ Informacion paraprak

Rreth orës 12:10, në Orikum, në aksin rrugor kryesor si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të akaidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH