Aktualitet

Makina aksidenton të miturin pranë fushës së sportit në Laprakë, niset me urgjencë në spital

Shkruar nga Liberale
Makina aksidenton të miturin pranë fushës së sportit në

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku  raportohet se një makinë ka përplasur një 11-vjeçar.

Paraprakisht mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, ku një shtetas duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një fëmijë 11 vjeç.

I mituri si pasojë është dëmtuar dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

“Më datë 17.09.2023, rreth orës 11:15, në afërsi të fushës së sportit në Laprakë, dyshohet se një shtetas, duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një të mitur 11 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH