Aktualitet

Majko tregon kush është zyrtarja më e “urryer” e ministrave: Rojtare e marrjes në punë

Shkruar nga Liberale
Majko tregon kush është zyrtarja më e “urryer” e

Komisioni i Ligjeve është mbledhur këtë të martë për të diskutuar mbi projekt rezolutën e DAP-it për vitin 2021. Deputetët e mazhorancës dhe opozitës janë përplasur në lidhje me punësimet në administratë.

Deputeti demokrat, Dashnor Sula tha se në 2021, që ishte vit zgjedhor, janë punësuar 12 mijë persona më shumë në administratën publike. Ai kërkoi që të ngrihet një grup pune për të parë nëse këto punësime kanë lidhje me zgjedhjet.

Nga ana tjetër, ish kryeministri Pandeli Majko u shpreh se DAP nuk është përgjegjës për rritjen e punësimeve. Sipas tij drejtuesja e DAP është personi që ministrat e “urrejnë” më shumë për shkak se është avokat i marrjes së aplikantëve në punë.

"DAP nuk mund të konsiderohet përgjegjës për rritjen e numrit të punonjësve, është komplet non sense. Nuk mund t'i thuhet DAP-it pse të rinjtë ekselentë largohen jashtë shtetit dhe të reflektojë për këtë situatë. Shikoni pak edhe raportin që ka DAP me administratën, është një njësi përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit. Ju doni që DAP-it ti jepni disa të drejta që e kthejnë atë në strukturë politike. DAP nuk prodhon politikë. Meqenëse unë kam pak informacion dhe njohje, drejtuesja e DAP, Albana është personi “urrehet” më shumë nga drejtuesit e ministrive sepse është një rojtar apo avokat i marrjes në punë të njerëzve. Këtë këndvështrim duhet të shohim në trajtimin e projektrezolutës", tha Majko.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH