Showbiz

Zbulohet cili është qyteti shqiptar më i kërkuar në Google për vitin 2023

Shkruar nga Liberale
Zbulohet cili është qyteti shqiptar më i kërkuar në


Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi zbuloi se qyteti më i kërkuar në google nga shqiptarët për vitin 2023 ishte Shkodra.

“Shkodra ka qenë qyteti më i kërkuar në Shqipëri. Ky është një kërkim gjeneralist”, tha ai.

Kjo temë ishte pjesë e emisionit “Review” në Euronews Albania, këtë të shtunë, ishte zhvillimi teknologjik dhe qasja që kanë shqiptarët me kërkimet në internet.

Ndërkohë që specialisti i IT-së, pjesë e ekipit të Euronews Albania, Geron Taçi theksoi se u befasuan kur panë edhe qytetin e Korçës si më të kërkuarin në google.

“Google është një instrument kërkim që regjistron të gjitha fjalët që ne shkruajmë, i identifikon nga cili shtet vijnë dhe më pas nxjerr disa të dhëna të cilat ne i përdorim për të kuptuar çfarë kanë kërkuar njerëzit nga një shtet i caktuar apo nga një gjuhë e kërkuar. Kur unë pashë Shkodrën si qytetin më të kërkuar në Shqipëri i thashë Tomit nuk ka mundësi, kjo do jetë gabim”, tha ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH