Prej ditësh tashmë ka një përplasje mes familjes Simaku dhe aktorit Herioin Mustafaraj, pasi mbesa e këngëtares, Ina Simaku, tha se do ta denonconte aktorin në Polici sepse po i shqetësonte.
Së fundmi aktori ka ndarë një video në rrjetet sociale, teksa shihet duke biseduar në telefon me Parashqevinë.
Biseda e plotë:
Herioni: Unë ta thash ty o zemra, Ilirit ti ja merr telefonin dhe i thua i thua dua të flas me Herionin. Ti e pe ça na bënë aty.
Parashqevia: I thash, a e more ti Herionin në telefon. Unë i thash të shkojmë te Fadili, te një studio regjistrimi këtu, që të shkojmë të bëjmë një incizim.
Herioni: Po, hajde shkojmë.
Parashqevia: Edhe Roberti të luaj kitarë dhe Luka do qetësohet se ai vetëm qan, është shumë i trembur.
Herioni: Vivi dëgjo vëllain, mua mu hap icik punë te hoteli se dolën ca llafe që ishin të padëshiruara që s’kishin ndodhur, u shpikën dhe kam shumë probleme zemra më kupto Herionin, se unë dua të jem me ty çdo sekond, nuk e kam problem fare. Kam dashuri e dëshirë…
Kujtojmë që pak javë më parë mbesa e Parashqevi Simakut, Ina Simaku tha se familja e saj do të ndërmarrë veprime ligjore kundër aktorit Herion Mustafaraj pasi ky i fundit ka cënuar këngëtaren.