Teksa Noizy u la në “arrest me burg” për sherrin në Pejë, Stresi vazhdon të kërkohet nga autoritetet e Kosovës. Nga arratia ai ka publikuar një mesazh mbështetjeje për mikun e tij.
”Vëllai im qëndro i fortë. Ata s’do t’ja dalin dot”, shkruan ai në një postim ku shfaqen të dy.
Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest në burg” për Rigels Rajkun, i njohur si Noizy, dhe për Bahtjar Bajraktarin, mikun e tij.
Vendimi është marrë me qëllim ekstradimin e tyre drejt Kosovës.