Magazinë

Vedati zgjedh në takim konkurrenten e re, Alba përlotet në studion e “Për’puthen”: Kisha fokusin te ti, por…

Shkruar nga Liberale

Vedati zgjedh në takim konkurrenten e re, Alba përlotet në

Alba është mërzitur shumë me Vedatin, pasi ky i fundit ka zgjedhur në takim vajzën e re, Roelën.

Si pasojë, konkurrentja u përlot në studion e “Për’puthen” dhe u shpreh se ka mbetur e shtangur nga situata e krijuar.

Komunikimi që Roela dhe Vedati kanë pasur në takim ka nervozuar edhe më shumë Albën, që u përmend shpesh nga dyshja.

“Zëri i brendshëm që kisha ndodhi”, u shpreh konkurrentja e përlotur.

Biseda e tyre në studion e “Për’puthen”:

Alba: Unë nuk prisja që Vedati të dilte me një vajzë tjetër.

Vedati: Ta kam dhënë atë besimin komplet. Unë në momentin që ta kam dhënë besimin unë isha me ty, por ti nuk ishe me mua.

Alba: Unë nuk kam pasur takime me djem të tjerë dhe kam thënë që unë kam pëlqim vetëm për ty. Ti më ke njohur dhe po mundohet të më ulësh, vetëm sepse ajo është më e bukur se mua. Bëj çfarë të duash, tako vajzat e tjera, por ruaj respekt për mua.

Megi: Alba dua të di pse je kaq e prekur? Mendon që ke gabuar me të dhe po të kthehet bumerang?

Alba: Nisa një ndjenjë të bukur e kisha me frikë, nuk e shfaqja veten sepse e kisha zërin e brendshëm që do të ndodhë kjo që sapo ndodhi. Realisht e prisja që do të ndodhte. Jam e mërzitur sepse besoja në një gjë të bukur që mendoja se mund të funksiononte.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH