Magazinë

“Unë do të kisha marrë një plumb për të”/ Ish-shoferi i Princeshës Diana THYEN heshtjen: Ja si më larguan nga stafi

Shkruar nga Liberale

“Unë do të kisha marrë një plumb për

Ish-shoferi i Princeshës Diana zotohet se nuk do ta falë kurrë Martin Bashirin për gënjeshtrat e fabrikuara prej tij dhe thotë se nëse ai do të ishte duke drejtuar makinën në Paris, ajo do të ishte ende gjallë sot.

Ishte gazetari i BBC-së, Martin Bashir, ai që i dha fund karrierës së Steve Davies si shoferi personal i Dianës. Por do të duheshin 25 vite që Davies ta zbulonte këtë, duke rrëfyer episode rreth asaj që ndodhi.

Steve Davies u largua nga stafi i brendshëm i Princeshës në Pallatin Kensington në fund të vitit 1995. “Kjo ndodhi brenda natës”, thotë ai.

“Më ndaluan të drejtoja timonin e makinës së saj”, shprehet Davies.

Në vijim të rrëfimit, ish-shoferi personale i Princeshës Diana kujton momentet kur iu bë i qartë vendimi.

“Më futën në dhomën e saj të pritjes në Pallatin Kensington. Ajo tha, “Mirupafshim Steve, faleminderit për gjithçka”, më shtrëngoi dorën dhe doli jashtë duke më lënë vetëm, pa thënë asnjë fjalë. Ajo ishte akull”.

Steve ka vizituar dy herë tunelin në Paris ku Princesha Diana vdiq për ta kujtuar dhe për të bërë paqe me atë që ndodhi.

“Bashir i tha Dianës se njerëzit si unë ishin spiunë dhe nuk ishin besnikë. Në thelb ai i tha asaj se isha një tradhtar, kur tradhtia ishte e tij gjatë gjithë kohës”, thotë ai.

“Unë do të kisha marrë një plumb për të, do të kisha vdekur për të”, shprehet Steve, duke shtuar “puna ishte jeta ime, unë kam qenë gjithmonë aty për të. Ju nuk mund ta kuptonit Dianën atëherë, ashtu siç nuk mund ta njihni tani. Bukuria e saj ishte shumë më e madhe në jetën reale se në çdo fotografi, ajo kishte një prani të tillë fizike, sa i hipnotizonte njerëzit në publik”.

Një natë ndërsa priste Dianën në kuzhinën e rezidencës së Elton John’s Windsor, duke ngrënë një darkë, ai u ftua në dhomën e ndenjes ku Eltoni ishte gati të jepte një koncert të improvizuar, duke luajtur piano dhe duke kënduar për Dianën.

I kisha marrë nga stacioni Stafford, Diana, William dhe Harry, plus miqtë e tyre dhe i kisha çuar në Alton Towers. Më pas erdhi mesazhi: “Shefi dëshiron që edhe ti të hysh”.

Ai gjithashtu do ta çonte Princeshën në Harrods për blerje private herët në mëngjes dhe trajtimet e saj të bukurisë në klinikat e shtrenjta në Beauchamp Place të Londrës.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH