Magazinë

“Unë do të isha grup me…”/ Flet Rikja pas daljes nga “BBV”: Nuk kam folur me…

Shkruar nga Liberale

“Unë do të isha grup me…”/ Flet Rikja pas daljes

Modelja dhe aktorja Rike Roçi, e ftuar në “Fun Club” pas daljes përfundimisht nga shtëpia e Big Brother VIP, tha se nëse Fationi do të vazhdonte garën, do të ishte grup me të.

Ajo gjithashtu zbuloi se nëse i ka shkruar Fationi pas daljes së saj dje, ndërsa zhvilluan një bisedë të shkurtër në kamera, LIVE.

Ina: Cili do të ishte grupi jot Rike?

Rike: Fatkeqësisht, Fationi la lojën. Unë do isha grup me Fationin.

Ina: Do ishte Fationi në grupin tënd apo do ishe ti në grupin e Fationit?

Rike: Ne do ishim “Tavola a rotondo” (tavolina rrumbullake)

Ina: Epo ti e di që ajo nuk ekziston.

Rike: Ekziston, jo s’ka lidhje ne do të ishim grup.

Ina: A të ka shkruar Fatjoni tani që dole?

Rike: Jo, sepse nuk e ka numrin tim.

Ina: I bëjmë thirrje Fatjonit. Do ta jap unë pastaj.

Pak minuta më vonë, Ina e merr Fatjonin në kamer dhe ai përshëndet Riken, të cilës i thotë “Bëre mirë që dole”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH