Magazinë

Tragjedia në Shkodër, reagon Luiz Ejlli: Të gjithë jemi tronditur

Shkruar nga Liberale

Tragjedia në Shkodër, reagon Luiz Ejlli: Të gjithë jemi

Shqipëria u trondit nga vetëvrasja e 4 personave në Shkodër. Alma Arazi vendosi t’i jepte fund tragjikisht jetës duke u mbytur në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj. Dyshohet se 39-vjeçarja ka vendosur që të flijohet së bashku me fëmijët për shkak të dhunës dhe tradhtisë bashkëshortore të partnerit të saj, Ergys Arazi (lexo këtu).

Rreth kësaj ngjarje ka reaguar edhe këngëtari i njohur e njëkohësisht fituesi i ‘BBV 2’, Luiz Ejlli. Përmes një postimi në Instagram, ai i ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimave, ndërsa thotë se organet kompetente duhet të zbardhin arsyet që çuan drejt kësaj ngjarje të rëndë.

“E gjithë Shqipëria por sidomos shkodranët jemi të tronditur nga ngjarja e rëndë ku një nënë dhe 3 fëmijët e saj humbën jetën. Jam pyetur nga media të ndryshme për rastin në fjalë dhe përgjigja ime është kjo: ‘Organet kompetente janë ato që do të zbardhin arsyet dhe motivet që çuan atë grua deri në atë pikë sat i jepte fund jetës, duke marrë me vete edhe 3 fëmijët e saj. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët e tyre“, ka shkruar Luizi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH