Magazinë

Tan Brahimi thumbon Jul Dedën: "Luiz Ejlli mbetet personazhi më i famshëm në…

Shkruar nga Liberale

Tan Brahimi thumbon Jul Dedën: "Luiz Ejlli mbetet personazhi më i

Luiz Ejlli mbetet personazhi më i famshëm në Shkodër, sipas Tan Brahimit, në një lidhje live për “Top Arena” mbrëmjen e kaluar tregoi se fituesi i “Big Brother VIP 2” është personazhi më i dashur në qytet.

Kjo deklaratë duket si thumb për finalistin e “Big Brother VIP 3”, Jul Dedën, që po ashtu është shkodran, megjithatë, kujtojmë që Brahimi ka qenë vetë banor në “BBV 2” dhe që atëherë ka shprehur mbështetjen për këngëtarin.

Mes batutave, aktori tregoi se më tej se shkodranët e kanë ndjekur me shumë entuziazëm dhe përkushtim rrugëtimin e Shqipërisë në “Euro 2024”.

“Jemi gëzuar shumë. Me thënë të drejtën, unë jam personi i fundit që duhet thirrur për të folur për futboll, por meqë më erdhi ftesa, thashë po flas”, tha aktori.

“Tani, bëj sikur di diçka, mos na prish emisionin”, ia ktheu me humor nga studio Dea Mishel Hoxha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH