Sport

Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip

Shkruar nga Liberale

Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre,

Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi janë bërë shokë skuadre dhe kanë firmosur me Adanaspor në Ligën e Parë të futbollit turk.

Çekiçi me Cikalleshin edhe më parë kishin luajtur së bashku, por në elitën e futbollit turk me Konyaspor. Çekiçi ishte pa klub në gjashtë muajt e fundit, ndërsa Cikaleshi u largua nga Irani ku ishte pjesë me Tractor.

Adanaspor ka afruar edhe lojtarë të tjerë dhe ka si objektiv qëndrimin në Ligën e Parë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH