Sport

Zyrtare, Roma largon trajnerin, i katërti për këtë vit. Ja kush pritet të pasojë Juriç në stol?

Shkruar nga Liberale

Zyrtare, Roma largon trajnerin, i katërti për këtë vit. Ja

Roma ka larguar nga trajnerin Ivan Juric. Zyrtarizimi ka ardhur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Juric ka drejtuar skuadrën në 12 ndeshje. Roma mori drejtimin e  ekipin që mori mesatarisht 1.25 pikë për çdo takim. Vendimi për shkarkimin e tij, erdhi pas humbjes ndaj Bolognas.

“Duam të falënderojmë Ivan Juric për punën e tij të palodhur. I urojmë gjithë të mirat për të ardhmen e tij” – shkruan klubi roman.


“Kërkimi për një trajner të ri tashmë ka filluar dhe ne presim një njoftim në ditët në vijim.”

Juriç dhe stafi i tij u larguan nga stadiumi pa folur me gazetarët.
Tifozët po talleshin dhe protestonin gjatë ngrohjes, kurse Curva Sud u zbraz pas rinisjes pasi shumë ose u ulën në heshtje ose shpërthyen në ofendime.

Juric kishte marrë Romën nga Daniele De Rossi vetëm më 18 shtator dhe mbikqyri katër fitore, tre barazime dhe pesë humbje midis Serisë A dhe Europa League.

Raporte të shumta sugjerojnë se Roberto Mancini është rreshtuar për të marrë drejtimin.
Jose Mourinho gjithashtu ishte shkarkuar në janar, kështu që ky do të bëhet trajneri i katërt i Romës në vitin kalendarik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH