Klubi i Partizanit zyrtarizoi ndërprerjen e bashkëpunimit mes teknikun, Orges Shehi
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, klubi bën me dije se Drejtuesit dhe Shehu kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin,
Skuadra kryeqytetase do të vijojë përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv, Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik derisa të emërohet trajneri i ri.
Njoftimi zyrtar i klubit "PARTIZANI"
Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre.
Partizani dëshiron të falënderoj Orges Shehin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen.
Skuadra do të vijoj përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik.