Sport

ZYRTARE/ Ibrahimoviçi shqiptar huazohet te gjiganti italian

Shkruar nga Liberale

ZYRTARE/ Ibrahimoviçi shqiptar huazohet te gjiganti italian

Sulmuesi shqiptar që mban emrin "Ibrahimoviç" nën pronësi të Bayern është huazuar drejt Lazios për pjesën e mbetur të sezonit.

Kjo është aventura e dytë në Itali për 19-vjeçarin nga Kosova, i cili sezonin e kaluar luajti në radhët e Frosinones.

Operacioni përfaqëson një marrëveshje huazimi me të drejtë blerje të vendosur në 8 milionë euro, ndërsa Bayern vendosi një klauzolë rikthimi të ulur në 20 milionë.

Ibrahimovic është lojtari i radhës shqiptar ë bashkohet me skuadrën e Lazios, ku në këtë ekip mund të kujtohen emra si Igli Tare, Lorik Cana, Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj.

Deri më tani, Ibrahimovic ka zhvilluar dy ndeshje me skuadrën U20 të Gjermanisë, teksa ende nuk ka zgjedhur se cilën kombëtare do të përfaqësojë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH