Sport

ZYRTARE/ Erzeni i çudit të gjithë, largon nga skuadra 2 lojtarë të afruar në janar

Shkruar nga Liberale

ZYRTARE/ Erzeni i çudit të gjithë, largon nga skuadra 2

Erzeni ka ndërprerë bashkëpunimin me Bruno Pujën dhe Seun Paul Komolafe.

Njoftim që vjen nga vetë klubi shijakas përmes rrjeteve sociale, për të dy lojtarët e afruar këtë merkato. Bie në sy largimi i portierit Puja, që ishte titullar në ndeshjen e sotme, ku Erzeni humbi 3 me 2 ndaj Egnatias.

Të dy lojtarët u afruan këtë janar. Puja mbajti të paprekur portën ndaj Laçit, ndërsa pësoi golin e vetëm të ndeshjes me Vllazninë. Humbja tjetër që erdhi me përmbysje nga Egnatia, mesa duket nuk ka lënë shije të mirë te drejtuesit.

Për Komolafen mund të thuhet se u afrua me bujë. Ditën e sotme nuk ishte as në stol, por në dy ndeshjet e mëparshme ndaj Laçit dhe Vllaznisë nisi titullar, pa arritur të lërë shenjë.

ZYRTARE/ Erzeni i çudit të gjithë, largon nga skuadra 2

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH