Sport

Zinedine Zidane drejt emërimit si trajner i super klubit evropian

Shkruar nga Liberale

Zinedine Zidane drejt emërimit si trajner i super klubit evropian

Zinedine Zidane është ‘një hap larg’ për të bërë rikthimin befasues në futboll!

Ditët e fundit është raportuar se Zidane është shumë afër kalimit tek Bayern Munichu për të zëvendësuar Thomas Tuchel.

Tuchel do të largohet nga roli i tij si trajner i Bayernit në fund të sezonit pas një kampanjë zhgënjyese në Bundesliga, ani pse ish-trajneri i Chelseat mund ta mbyllë aventurën në Gjermani duke fituar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Mundo Deportivo shton gjithashtu se një marrëveshje nuk është nënshkruar ende me Zidanen për shkak të ‘mungesës së detajeve’, teksa 51-vjeçari thuhet se ka kërkuar garanci në tregun e transferimeve.

Zidane është lidhur fortë me një kalim tek Manchester United gjatë muajve të fundit për të zëvendësuar Erik ten Hagun.

Ikona e Real Madridit raportohej se po mësonte gjuhën angleze, pasi sipas ish-reprezentuesit francez, Emmanuel Petit, kishte pasur tentativa që ta sjellin atë në Liverpool si pasues të Jurgen Kloppit.

Bayern ishte gjithashtu i prirur për të emëruar ish-lojtarin e tyre Xabi Alonso, por spanjolli konfirmoi publikisht se ai do të qëndronte me Bayer Leverkusen pak para se t’i çonte ata drejt titullit të tyre të parë në Bundesligë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH