Endrick, 18-vjeçari i mrekullueshëm i Real Madridit, është martuar me Gabriely Mirandy në Spanjë. Thuhet se ata kanë qenë së bashku për më pak se një vit, por tani kanë lidhur martesën, me Mirandy që ka postuar një numër fotosh të çiftit.
Njoftimi me siguri vjen si befasi, duke qenë se ka vetëm dy muaj që ai ka mbushur 18 vjeç.
Por duket se ky ishte një plan që ylli i futbollit e kishte menduar prej kohësh.
Më herët, gjatë një në shfaqjen televizive Conversa com Bial, Endrick kishte lënë të kuptohet se do të lidhej menjëherë kurorë me Gabriely.
View this post on Instagram