Sport

Xhaka: Kam qenë pranë Romës, por munguan disa detaje

Shkruar nga Liberale

Xhaka: Kam qenë pranë Romës, por munguan disa detaje

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka rrëfyer se ka qenë qenë afër bashkimit me Romën në vitin 2022 para vendimit të tij për t’u kthyer në Gjermani.

“Kam qenë shumë pranë Romës, nuk kam arsye ta fsheh. Por, tratativa nuk u finalizua për disa detaje të vogla. Ndonjëherë gjërat thjesht nuk ndodhin, tani unë jam shumë i lumtur te Leverkusen. Kam luajtur para disa vitesh në Bundesligë më pas kalova në Premier League, por mua nuk më pëlqen t’i krahasoj të dyja kampionatet. Mendoj vetëm për të tashmen që është Leverkusen dhe për këtë ndjehem shumë i lumtur”, – tha ai në një intervistë me TMW.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH