Sport

Xavi anulon stërvitjen! Barcelona e tensionuar pas eliminimit nga Champions League

Shkruar nga Liberale

Xavi anulon stërvitjen!  Barcelona e tensionuar pas eliminimit nga

Të martën ka pasur një atmosferë festive në Barcelonë. Pas fitores në ndeshjen e parë të çerekfinaleve kundër Paris Saint-Germain në ‘Parc des Princes’, shumë besuan se shumica ishte bërë, se kualifikimi për në gjysmëfinale ishte afër.

Nuk ishte kështu, pasi parizienët më pas arritën të përmbysin rezultatin dhe ta eliminojnë skuadrën ‘Blaugrana’. Pas disfatës, tensioni ishte i dukshëm, si privatisht ashtu edhe publikisht.


Në orët e fundit është përfolur shumë për konfliktin në distancë mes Ilkay Gundogan dhe Ronald Araujo: i pari e kritikoi këtë të fundit se kishte marrë kartonin e kuq në fillim të ndeshjes dhe kishte ndikuar në ecuria e ndeshjes, mbrojtësi uruguajan u kufizua në një ‘no comment’, por duke bërë të qartë se këto deklarata nuk i pëlqeu aspak.

Një tjetër shenjë tensioni vjen sot. ‘AS’ shkruan se Xavi Hernandez ka marrë vendimin të anulojë stërvitjen këtë të enjte për ta lënë skuadrës së tij të marrë frymë, për të tretur eliminimin e tmerrshëm ndaj PSG-së dhe për të larguar atmosferën e keqe që mbretëron në dhomat e zhveshjes.

Fillimisht trajneri i ‘Blaugranas’ kishte bërë të ditur se nuk donte të humbiste asnjë seancë këtë javë për t’u përgatitur më mirë për ‘El Clasicon’ e së dielës kundër Real Madridit, por stërvitja e djeshme e bindi të ndryshonte mendje. Arsyeja? Shumë tension.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH