Sport

Vlerë marramendëse/ Çfarë ndodhi me “Këmbën e Artë” të Messit?

Shkruar nga Liberale

Vlerë marramendëse/ Çfarë ndodhi me

Në vitin 2013, Lionel Messi e kishte krijuar me këmbën e tij të majtë me anë të ndihmës së gipsit atë që njihet si ‘Këmba e Artë’ në nderim të arritjeve të tij të jashtëzakonshme.

Messi sapo kishte fituar Topin e Artë të katërt në karrierë kur ndodhi kjo dhe një kopje e saj ishte krijuar më herët në vitin 2013, disa muaj pas vitit të tij të jashtëzakonshëm ku shënoi 91 gola.

Një punonjës japonez i quajtur Ginza Tanaka udhëtoi në Spanjë për të marrë hapin kyç drejt krijimit të modelit të artë të këmbës së majtë të Messit.

Këmba prej 25 karatësh e vlerësuar rreth 5.3 milionë euro, peshon rreth 25 kilogramë dhe ka gjithsej 10 inç lartësi.

Në fakt, ‘Këmba e Artë’ e Messit u vu në shitje për 95 mijë dollarë, e po ashtu një e tillë u replikua dhe u shit për një çmim të përgjysmuar (42 mijë dollarë).

Shumica e parave që u mblodhën nga shitja e saj shkuan në fondin e Leo Messit, duke i ndihmuar të prekurit nga cunami që kishte ndodhur në Japoni në maj të vitit 2011.

Sidoqoftë, aksidentalisht, ‘Këmba e Artë’ është çmimi prestigjioz të cilin Messi nuk ka arritur ta fitojë asnjëherë.

Ky çmim është dhuruar që 20 vite, ndërsa fituesit paraprak përfshijnë Robert Lewandowskin, Cristiano Ronaldon dhe Ronaldinhon.

Për të qenë kandidat për të fituar këtë çmim, duhet të jesh mbi moshën 28-vjeçare dhe në rast se e fiton njëherë, nuk mund të nominoheni në edicionet e tjera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH