Sport

Vjen rinovimi i kontratës, titullari nuk e “tradhton” Tiranën

Shkruar nga Liberale

Vjen rinovimi i kontratës, titullari nuk e “tradhton”

Florjan Përgjoni ka firmosur edhe për një vit tjetër me Tiranën.

Kontrata aktuale e mbrojtësit lezhjan skadonte në verën e ardhshme dhe tashmë ai do të qëndrojë te Tirana këtë sezon dhe atë në vazhdim.

26-vjeçari pritet të jetë edhe kapiten i ekipit pas largimin të Najdovskit dhe Hoxhallarit, duke bërë që tashmë të jetë një lidër në prapavijë.

Sezonin e shkuar ishte lojtari më i aktivizuar në të gjitha kompeticionet si dhe ka disa trofe me bardheblutë.

Tirana kështu garanton krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa në dy ditët e fundit ka qenë aktive në merkato duke afruar Aldi Gjumsin (sulmues), Arhan Isuf (mbrojtës i djathtë) dhe Fatmir Prengaj (sulmues).

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH