Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher do të bëhet gjysh pasi vajza e tij, Gina njoftoi se është shtatzënë me foshnjën e bashkëshortit të saj Iain Bethke.
Gina e ndau lajmin me fansat në faqen e saj në Instagram teksa postoi foto të një kali duke qëndruar pranë një grumbulli tullumbacesh rozë.
Duke pritur me padurim ardhjen e vajzës sonë të vogël”, u shkruan ajo 335 mijë ndjekësve të saj.
Kjo vjen pasi ajo dhe Bethke u martuan në shtator në vilën luksoze të familjes Schumacher në Majorka, të cilën e blenë për 27 milionë paund në 2017.