Myrto Uzuni ka shënuar golin e historisë për skuadrën e Granadës. Nga sot ai është zyrtarisht golashënuesi më i mirë i historisë së Granadas.
Një javë më parë Uzuni shënoi golin e 44-ërt me fanelën e Granadës duke barazuar marokenin El Arabi që mbante emrin si shënuesi më i mirë në historinë e klubit.
Por Uzunit ju deshën vetëm 102 ndeshje për të realizuar 44 gola, ndërsa El Arabit ju deshën 105 ndeshje.
Ndërsa sot Uzuni ka shënuar golin e dytë të ndeshjes përballë Racing Santander dhe të 45-in me fanelën e Granadës, duke u bërë kështu i vetmi në historinë klubit që ka shënuar këtë numër golash.
Ky ishte goli i dhjetë në 15 ndeshjet e këtij sezoni për Myrto Uzunin.
Goli i Uzunit: (VIDEO)