Një video e fundit e Neymar është bërë virale në rrjetet sociale. Gjatë ndeshjes së fundit të Al-Hilal kundër Esteghlal në Ligën e Kampionëve të Azisë, superylli brazilian i futbollit takoi tifozët në stadium.
Në pamjet e shpërndara duket sikur tifozi i merr unazën nga gishti dhe kontrolli që Neymar i bën dorës menjëherë pas takimit duket sikur e vërteton.
???? AHORA: Medios #ArabiaSaudita informan que un aficionado le robó un anillo a #NeymarJr mientras ingresaba al campo de juego con el #AlHilal y lo puso a la venta por € 14.792,69. M#Neymar #LigaSaudi pic.twitter.com/zkokb1STfl
— Santiago Ravidlas (@SantiRavidlasPy) November 7, 2024
Por ka qenë vetë futbollisti që ka mohuar lajmet. Ai ka reaguar nëpërmjet një komenti në Instagram.
“Jeni të çmendur. Vetëm këtë javë, ka pasur tre lajme të rreme. Një faqe e kësaj madhësie, plot me ndjekës, që përhapin gënjeshtra. Kjo i bën gjërat të vështira… është turp që Brazili më trajton kështu”, shkroi futbollisti.