Një ngjarje skandaloze ka ndodhur gjatë turneut të kikboksit në Cetinjë të Malit të Zi, ku arbitri i ringut, Fegja Trbonja, goditi në fytyrë trajnerin e kikboksierit nga Kosova, Nart Mehmeti, me trofe.
Incidenti ndodhi pas një tensioni në ring, kur Mehmeti shprehu pakënaqësinë e tij dhe bëri gjeste drejt trajnerit të kikboksierit nga Mali i Zi.
Pas përplasjes, sigurimi ndërhyri dhe e largoi trajnerin kosovar dhe kikboksierin e tij nga arena.
Ky incident i paprecedentë ka shkaktuar reagime të shumta dhe është bërë viral në rrjetet sociale pas publikimit të videos. E gjithë skena është filmuar dhe ka tronditur opinionin publik për shkak të përdorimit të dhunës nga ana e një arbitri.