Trajneri i ekipit Kombëtar të Mundjes dhe i dy mundësve që fituan medaljet e para në një Olimpiadë, Sahit Prizreni, foli mbi sukseset e fundit dhe mbi objektivat e së ardhmes.
Prizreni, një ish-mundës i talentuar, ka një meritë të veçantë mbi strategjinë e ndjekur në këtë sukses.
Teksa kthehej nga Parisi, ai u befasua në aeroport nga kryebashkiaku Erion Veliaj, pasi u mund prej tij. Video u bë virale ndërsa me shaka pas kthimit Prizreni thotë se ndeshja “duhet anuluar dhe përsëritur” me pretendimin se nuk e kishte mendjen dhe është “shkelur rregullorja”. Si duket edhe gjyqtari ka mbajtur "anën" e kryebashkiakut.
Nuk dihet nëse kryenashkiaku Erion Veliaj do të pranojë një ndeshje të dytë.