Sport

VIDEO/ Neymar do bëhet sërish baba! Zbulohet gjinia e fëmijës në një festë madhështore

Shkruar nga Liberale

VIDEO/ Neymar do bëhet sërish baba! Zbulohet gjinia e

Pas disa javësh spekulime, lajmi tashmë është zyrtar: Neymar dhe partnerja e tij Bruna Biancardi janë në pritje të fëmijës së dytë së bashku.

Futbollisti i Al-Hilal dhe modelja braziliane së fundmi ndanë lajmin e gëzueshëm gjatë një feste për zbulimin e gjinisë, ku zbuluan se janë në pritje të një vajze.

“Ne po jetojmë në një fazë kaq të ëmbël dhe nuk mund të mos ndajmë me ju se ai ka dëgjuar edhe njëherë kërkesat tona dhe ka konfirmuar planet tona! Mirë se vjen, bijë. Të presim të plotësosh edhe më shumë familjen tonë. Zoti na ruajt nga çdo e keqe. Amen!”, shkruan partnerja e Neymar, Bianca, në një video të postuar në rrjetet sociale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH